SHPËRNDAJE

Ai është padyshim njëri nga reperët më të njohur e më të vjetër në skenën muzikore.

Bëhet fjalë për reperin Bekim Latifi i njohur me emrin artistik MC Beka, transmeton Gazeta Express.

Beka gjithmonë është veçuar për muzikën që bënte dhe stilin e tij.

E me një stil të veçantë, Beka vjen edhe sot për të gjithë fansat.

Reperi i njohur vetëm pak minuta më parë ka publikuar projektin e tij më të ri.

“Rexhe”, titullohet kënga më e re nga MC Beka.

Muzika është bërë nga vetë artisti, teksti nga Gjiko, incizimi nga Redbox , Mix&Master – Cekic Beatz dhe Sponzor gjeneral – Onima Media.