SHPËRNDAJE

Kida është padyshim një ndër këngëtaret më të mira në showbiz-in shqiptar.

Artistja sjell herë pas here projekte të reja muzikore duke qenë gjithmonë pranë fansave të saj.

Ajo është në përfundim të albumit të saj, por ka preferuar që të mos zbulojë një datë publikimi.

Përveç se është shumë afër publikut me projektet muzikore, ajo nuk ngurron të ndajë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë virtuale dhe nuk kishin si të mungonin pyetjet në lidhje me projektet e saj muzikore.

Duke iu përgjigjur ndjekësve të saj, Kida ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga albumi që do të sjellë së shpejti, i cili do të ketë më shumë se 10 këngë, gjë e cila i ka lumturuar shumë fansat e këngëtares.

Kujtojmë se katër prej tyre janë publikuar, ndërsa pjesa tjetër akoma nuk është bërë e ditur për publikun.