SHPËRNDAJE

Është shqiptar, është reper, jeton në Amerikë dhe sapo ka lansuar albumin e parë që u prit mjaft mirë.

Gashi është njëri nga artistët shqiptar, që po zhvillon karrierë në arenën ndërkombëtare, shkruan GazetaDirekt.

Reperi aktualisht po shijon suksesin e albumit të tij të parë, i cili po qëndron në tabelat muzikore bashkë me shumë artistë të njohur.

Përmes një postimi, ai tha se ende nuk e beson që albumi i tij ka arritur këtë sukses, por thotë se edhe pse i thanë që nuk do t’ia dilte, ai e bëri këtë.

“Vazhdoj të mos e besoj, albumi im u rendit i 25-i në “Billboard”, çdonjëri më tha se nuk mund ta bëja atë në Amerikë. Kam albumin më të nxehtë, pjesa më e çmendur është se nuk është ende pjesa e plotë e albumit, gjysma tjetër publikohet muajin tjetër”, ka shkruar ai.