SHPËRNDAJE

Melita Shabani është një emër i njohur në fushën e modelingut, sidomos për fotografët dhe stilistët e njohur në Kosovë, të cilët e kanë pjesë të koleksioneve dhe fushatave të tyre të promovimit.

Ndodh shpesh që shumë prej vajzave të njohura si modele të jenë pjesë e klipeve të ndryshme që realizohen në Shqipëri e Kosovë, por nuk është ky rasti.

Melita, këtë herë ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe të Shqipërisë, është bërë pjesë klipit të fundit të këngëtarit të njohur libanez, Faydee, i cili ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën “More”.

Faydee, karrierën muzikore e ushtron prej vitesh në Australi.

Vetëm pak ditë pas publikimit, kënga dhe klipi i Faydee është pritur mjaft mirë, por në Australi konsiderohet si një prej hiteve të kësaj vere./GazetaDirekt.com