SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Yll Demaj, ka zgjedhur ditën e sotme që të lansojë mega-këngën e njohur popullore ndër vite ‘M’erdhë një letër nga Kosova’ në një variant turbo-folk mjaft të pëlqyer.

Të njejtës këngë, Ylli është kujdesur ti përgatisë edhe video-klipin i cili ëstë botuar në kanalin youtube ndërsa që është distribuim nga shtëpia e njohur ‘Vizioni Libonia’.

Për muzikën dhe orkestrimin e këtij verzioni është përkujdesur Drinor Zymberi përderisa në tekst është angazhuar Kreshnik Avdiu. Mysafir në këtë përgatitje muzikore është edhe Koki Zurla në zurlë.

Lansimi i kësaj kënge në këtë kohë, mesiguri se nga Ylli është menduar si shenjë mirërpitje për bashkëatdhetarët.

Yll demaj mbetet i angazhuar nga data 5 korrik e deri në fund të muajit tetor në të gjitha mbrëmjet e prenotuara me dasma e ahengje.

https://www.youtube.com/watch?v=Pj8H8APVeew