SHPËRNDAJE

Serialet turke prej vitesh tashmë janë kthyer në të preferuarat e publikut e që zënë një orar të konsiderueshëm në kanalet shqiptare.

TV Klan ka qenë ndër televizionet e para që solli në Shqipëri serialet më të ndjekur turk që thyen shifra rekorde audience që nga Ezel, Gymysh, Kuzey Guney etj.

I ftuar ditën e djeshme tek “Rudina”, Albert Dumani zbuloi se në ‘Tv Klan’ së shpejti do të nisin telenovelat braziliane, që mesa duket do të zëvëndësojnë ato turket dhe duket se ky ndryshim do të vijë menjëherë pas mbarimit të ‘Dyshja Fantastike’.

Pëveç kësaj, Alberti zbuloi se në shtator do të nisin 6 seriale të reja amerikane të ‘Netflix’.

Ndër të gjitha serialet turke të transmetuara deri tani, ‘Ertugruli’ ka thyer rekorde shikueshmërie

Me mbarimin e sezonit të pestë, të gjithë presin të shohin vazhdimin, i cili mund të nisë në muajin dhjetor me aktorin Burak Ozcivit në rolin kryesor.