SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Milot Hasangjekaj i grupit Etnon është bërë sërish baba.

Mëngjesin e sotëm ai është bërë baba i një vajze. Lajmin e ka bërë të njohur vet ai përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar Zotin për këtë dhuratë.

Urimet e familjarëve dhe miqëve kanë qenë të shumta.

Miloti dhe gruaja e tij Marigona kanë edhe një djalë më të madh./GazetaDirekt.com