SHPËRNDAJE

Pas projektit shumë të suksesshëm me reperin Genc Prelvukaj, Mimoza Shkodra është gati për një tjetër dhuratë për fansat e muzikës së saj.

Këngëtarja për Express Rozë ka zbuluar se ka realizuar një album live, i cili është në fazat finale për t’u publikuar, shkruan GazetaExpress.

Albumi brenda tij do të përmbajë gjithësejt 16 këngë të realizuara live, të cilat i përkasin zhanreve të ndryshme.

15 këngë janë këngë të ndëgjuara më parë ndërsa vetëm një prej tyre është këngë e re dhe mban titullin “Pa ndjenja”.

Ky projekt i paraprin projekteve të tjera të cilat këngëtarja ka paralajmëruar që do të publikohen në të ardhmen./GazetaExpress