SHPËRNDAJE

Bukuroshja australiane Miranda Kerr i ka dhënë fund beqarisë disa muaj më parë me themeluesin e rrjetit social, Snapchat, Evan Spiegel. Ceremonia martesore e tyre ishte tejet private,me vetë 45 të ftuar në mesin e të cilëve miq dhe familjarë.

Edhe pse ndër dasmat më të komentuara në mediat botërore, çifti mbajti private momentet duke i publikuar tash disa prej këtyre momenteve për Vogue.

Aktorja 34 vjeçare shfaqet e magjishme në një fustan të bardhë, teksa shkëlqen në krah të bashkëshortit./GazetaDirekt.com