SHPËRNDAJE

Ai ështê një këngëtar që e duan të gjithë e mjaft i preferuar, e tjetri një nga muzikantën më të mirë që ne kemi. Eshtë fjala për këngëtarin Nadi dhe krahu i djathtë i tij saksofonisti Vis Shkodrani. Ne mësojmë se të dy artistët janë mjaft të kërkuar kudo qoftë në koncertet anembanë ku ka shqiptarë e deri te gëzimet familjare. E në fakt Nadi dhe Visi janë të preferuar edhe të dasmave VIP të pëlqyerit e biznesmenëve dhe personazhet publikë kur ata kanë një gëzim familjar duan që t’i ftojnë të dy pasi si ata askush nuk din të krijojë atmosferë magjike.

Por gjithashtu mësojmë se edhe violinisti më i mirë shqiptar Donald Gega është me Nadin dhe Visin gjithmonë në një super kombinim. Për ju që keni qenë kur Nadi ka kënduar e Visi e Dodaldi kanë bërë muzikë e keni idenë e super atmosferës, e ju të tjerët do të mbeteni të mahnitur nga madhështia e interpretimit të tyre.