SHPËRNDAJE

Rita Ora dhe mamaja e saj Vera kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë nuk hezitojnë asnjëherë ta tregojnë. Së fundmi, Rita ka nisur pushimet së bashku me familjen e saj dhe kanë ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura.

Në profilin e saj të ‘Instagram-it’, Vera ka publikuar një foto të këngëtares shqiptare, e veshur me një palë bikini që nxirrnin në pah format e Ritës dhe krahas postimit ka shkruar arsyen e kësaj fotoje.

Vera ka shpjeguar se të kesh një komunikim të hapur me vajzat, të pranosh bukurinë dhe zgjuarsinë e tyre, është çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme.

“Ndoshta mund të mendoni që është e çuditshme që unë të publikoj këtë foto, por jam e ‘çmendur’ ndonjëherë”, ka shkruar Vera me humor. Nuk kanë munguar as komentet e fansave, të cilët përgëzonin linjat e Ritës, por në të njëjtën kohë aprovonin fjalët e saj.