SHPËRNDAJE

Reperja e njohur, Nicki Minaj ka shkaktuar rrëmujë në rrjetet sociale pasi publikoi një status me fytyrën e një bebe.

Ajo nuk sqaroi asgjë për ndjekësit e saj, të cilët hodhën dyshime se një fëmijë mund të vijë në jetë.

Pati teori se Nicki mund të jetë shtatzënë ose ka të bëjë me publikimin e ndonjë kënge apo albumi të ri.

Dyshimet u shtuan kur 32-vjeçarja pëlqente disa postime në Twitter ku përdoruesit shpreheshin se ajo do të bëhet nënë.

Nëse gjithçka është e vërtetë, çështja bëhet më misterioze pasi nuk dihet se cili është babai i fëmijës sepse Nicki sapo i ka dhënë fund romancës së saj me Nas./GazetaDirekt.com