SHPËRNDAJE

Këngëtarja me famë botërore Nicole Shcerzinger sapo ka mbushur 39 vjeç dhe duket më seksi se kurrë, me një fizik përfekt dhe të tonifikuar.

Por Louis Walsh, bashkë-gjyqtari në jurinë e X Factor, tha në një intervistë se ylli i popit po gënjen për moshën e saj. Në mënyrën e tij shumë kontroverse, irlandezi vazhdoi intervistën duke lavdëruar punën e jashtëzakonshme të Nicole, përpara se të jepte goditjen…

65-vjeçari tha për Heat Magazine: “Është i mrekullueshëm fakti që ajo vazhdon të bëjë gjithçka në moshën e saj. Askush nuk e di se çfarë moshe ka ajo, por është më e madhe sesa thotë se është.”

Megjithsëse nuk kishte vetëm lajme të këqija për ish-anëtaren e Pussycat Dolls pasi Luis e quajti vajzë të qeshur, të talentuar dhe të mrekullueshme.