SHPËRNDAJE

Syarta është këngëtare e re por jo pak e njohur.  Muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Ajo është 21 vjeçe, nga Kërçova e Maqedonisë, por është e lindur në Zvicër. Karriera e saj muzikore sapo ka nisur sepse ka një klip të publikuar por shumë të tjerë në punë e sipër. Muzika për Syartën  ka qenë ëndërr e fëmijërisë, por edhe gjenetike, si themi, sepse babanë e ka muzikant dhe këngëtar shumë të mirë. Ajo e gjen veten shumë në muzikë sepse sipas saj muzika është diçka që i kënaq shpirtin dhe jo vetëm ajo por të gjithë njerëzit e gjejnë veten në muzikë. Është diçka që ajo e bën me zemër dhe, natyrisht, që edhe shpreh ndjenjat me muzikë, qoftë për të mirë a për të keq. Syarta mendon se mënyra e saj për ta shijuar suksesin e një kënge është nëse kënga, muzika e saj shijohet nga publiku, ajo e shijon dyfish, trefish, shumëfish atë arritje.

I gëzon muzikës gjithçka, sepse tashmë muzikën e ka  pjesë të ekzistencës së saj. Pjesën tjetër të jetës e zë me angazhimin e saj në fushën e bukurisë, duke qenë se punon si promotore të firmave Dior, Sephora edhe Rituals.

Nëse të gjitha vajzat e showbiz kanë qejf dhe janë të dhëna pas shopping Syarta mërzitet nëse kalon kohë paksa më të gjatë në blerje.

Në ditët e saj familja është e pandashme por edhe telefoni si mjet komunikimi tejet e i nevojshëm!Momenti më i bukur në jetën e saj profesionale ka qenë kur është publikuar në youtube klipi i parë “Intentions”!

Mesazhi i saj është mjaft i bukur dhe i veçantë: “Unë, edhe pse e re në botën e muzikës, kam mësuar shumë dhe kam parë shumë. Kam pasur shumë sakrifica, për arsye se një këngëtare e re nuk respektohet gjithmonë dhe shumica mundohen ta nëpërkëmbin, por e rëndësishme është që ia dola deri këtu dhe nuk do mbetem me kaq. U jam falënderuese atyre të cilit besuan në mua dhe më ndihmuan, sidomos prindërit e mi”!

Shumë shpejt Syarta do të sjellë edhe projektet e reja të cilat kanë kohë që po përgatiten edhe pse ajo është shumë kërkuese dhe do që të realizohen deri në detajet më të vogla. Suksese më tej Syarta!