SHPËRNDAJE

Bernadetta Nikollbibaj është bukuroshja shqiptare e cila është një ambasadore e denjë e Shqipërisë në Zvicër, përsa i përket botës së pasarelave, dritave të skenës dhe objektivit të aparatit fotografik. Pas pjesëmarrjes së saj të suksesshme në Miss Grande Kosova 2018, ajo nënshkruan kontratë me Model World CH, kompani kjo modelingu në Zvicër. Është i padiskutueshëm fakti që sa sheh një fotografi të Bernadettës, dikush thotë: “Sa e bukur! Kjo qenka modele!” Edhe pse e zhgënjyer nga bashkatdhetarët e saj dhe intrigave të organizatorit të “Miss Grande Kosova”, ajo përsëri arriti të triumfojë e dëshmojë që ishte më e bukura midis shumë vajzave konkuruese. Kurora i është akorduar Bernadettës, dhe askush nuk mund t’ia marrë asaj pa të drejtë e t’i mohojë bukurinë. Burime të sigurta tregojnë se ajo është shantazhuar për një çmim afro 20 mijë euro në këmbim të mbajtjes në fuqi të kurorës së saj, duke i futur Bernadettës një thikë pas shpine dhe duke i lënë një shije të hidhur për vlerësimin që ajo mirëpriste nga bashkatdhetarët e saj. Bernadetta ka në krah të motrën e saj, Lean, e cila po ashtu është pjesë e Model World CH.