SHPËRNDAJE

Producentët e James Bond kanë konfirmuar se seria e ardhshme e filmit do të publikohet në vitin 2019, ku pritet edhe rikthimi i Daniel Craig.

Studio e regjistrimit ka lajmëruar se filmi i 25-të i Bond do të publikohet nëpër kinema më 8 Nëntor 2019, pavarësisht se ende nuk është konfirmuar producenti dhe kasti i aktorëve.

“James Bond do të rikthehet në kinematë amerikane më 8 nëntor 2018, ku si traditë ai do të publikohet më parë në Angli e më pas në pjesën tjetër të botës”, shkruhet në një postim të bërë nga faqja zyrtare e James Bond.

Cara Delevingne përflitet se është në bisedime e sipër për të qënë “Bond Girl”, ndërkohë Adele përflitet të ketë firmosur kontratën për koloninë zanore të filmit./GazetaDirekt.com