SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Rihanna ka publikuar së fundmi klipin e saj më të ri me DJ Khaled dhe Bryson Tiller. Kjo këngë ka filluar të marrë edhe pëlqimin e shumë artistëve shqiptarë, të cilët kanë simpati të veçantë për Rihannën.

Një ndër ta, është edhe reperi Noizy, i cili me sarkazëm e kishte quajtur ‘nuse’ këngëtaren e famshme muaj më parë.

Mbrëmë, Rihanna ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram, ku ajo shfaqet më e ekspozuar dhe teksa kërcen në mënyrë provokuese.

Një koment qesharak ishte ai që reperi kishte lënë në këtë video.

“Ta tregoj une ty kur t’vish në shpi”, kishte shkruar me shaka Noizy në komentin e tij, i cili u kap nga fansat dhe u shpërnda në rrjetet sociale.