SHPËRNDAJE

Te kthehesh ne nje personazh publik te mirefillte perveçse talentit qe luan nje rol shume te rendesishem, kerkon dhe deshiren per te luftuar dhe arritur endrren e femijerise, ashtu sikurse ne rastin e kengetares se re por mjaft te talentuar Kentina. Ne fushen e muzikes ajo nuk ka ardhur si nje personazh “bosh” per t’u bere e famshme ne syte e publikut. Deshira per te plotesuar pjeset e munguara ne kete art, te nderthurur me bukurine e saj shpirterore, punen e palodhshme bashkepunimet dhe kenget e perzgjedhura kane sjell tek artistja sukses te merituar. Per disa kohe Kentina pati nje shkeputje nga ekranet muzikore, per shkak te angazhimeve jashte Shqiperise. Pas kesaj pauze ajo erdhi fuqishem me projektin e saj “Te dua”, nje kenge qe terhoqi nje audience te gjere, jo vetem prej zerit te saj te embel, por dhe videoklipit te realizuar ne menyre profesionale. Ajo kete vit ka ardhur me projekte te reja madje 4 prej tyre po i punon dhe shume shpejt do jene gati. Dy projekte tashme jane perfunduar dhe po punohen edhe te tjeret. Dy jane bashkepunime dhe ajo do jete ne 3 mbremje per xhirimet e fundvitit ne Kosove. Kentina eshte shume miqesore si ne pune dhe ne jeten e perditshme. Edhe pse konkurenca mes kengetareve sa vjen e behet me e dukshme, ajo kete gje nuk e ka hasur me koleget e saj. Kentines i ka mbetur nje enderr pa realizuar: te kendoj ne stadium. Mezi presim ne realizimin e endrres se saj, per te shijuar muziken dhe zerin e bukur te kengetares sone te talentuar Kentina Shehaj!Nderkohe shijoni klipin “Te dua” :