SHPËRNDAJE

Sipërmarrësja e famshme Kylie Jenner duket se ka humbur origjinalitetin.

Së fundmi ajo po përballet me akuza të shumta nga fansat e saj për faktin se po kopjon veshjet e Rihannas.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, Kylie shihet me të njejtën veshje me printe leopardi që Rihanna e pati veshur e para gjatë një intervisteje për një revistë.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie është përballur me akuza të tilla, e njejta histori si Kim Kardashian e cila pëlqen të kopjojë stilin dhe veshjet e Naomi Campbell.