SHPËRNDAJE

Një vet aksident ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë, ku ka vdekur një person.

Policia menjëherë ka dal me një raport ku tha se i vdekuri ka qenë një shtetas i Maqedonisë, 34 vjeçar, me inicialet A.J.

Por, më pas, gjatë hulumtimit, është konstatuar se i vdekuri nuk është shtetasi i Maqedonisë, por, është një 25 vjeçar S.K, shtetas i Zvicrës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arritur policia ka qenë një person(ngasësi), dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju. Mirëpo, gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk i ishin të viktimës.  Viktima është S.K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës” ka thënë Ahemti.