SHPËRNDAJE

Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.

Së fundmi, Capital T ka ndarë për ndjekësit disa foto në rrjete sociale, përmes së cilave ka treguar shifrën e këngëve që ka publikuar që nga fillimi i vitit.

Reperi ka numëruar plot tetë këngë të reja, por është shprehur se këto janë vetëm gjysma, pasi shumë të tjera janë rrugës.

“Dhe janë vetëm gjysma e 2019-ës. Shumë të tjera janë rrugës”- ka shkruar Capital në postimin e tij.