SHPËRNDAJE

Duka dhe dukeshja e Sussex u rinovuan  shtëpinë me 2.6 milionë euro të parave të taksapaguesve britanikë.

Vilë Frogmore në Windsor u shndërrua në një pronë të vetme për princin Harry dhe Meghan, nga pesë shtëpi të ndara.

Çifti, i cili u shpërngul nga Kensington Palace në prill para lindjes së djalit të tyre Archie, rinovuan shtëpinë e tyre me një çmim marramendës.

Granti Sovran i Mbretëreshës nga Thesari ishte 91.2 milionë funte në 2018-19, me 33 milionë funte të lënë mënjanë për mirëmbajtje, duke përfshirë punën e madhe në Buckingham Palace.

Duke përjashtuar paratë e transferuara në rezerva për punë të ardhshme ndërtimi në pallat, shpenzimet zyrtare të Mbretëreshës vitin e kaluar ishin 75 milionë, një rritje 41% në krahasim me vitin e kaluar.

Duka dhe dukeshja e Kembrixhit kryen gjithashtu rinovime përpara se të shkonin në shtëpinë e Kensington Palace, duke shpenzuar më shumë se 4 milionë euro për konvertimin e zyrave në një apartament.