SHPËRNDAJE

Ambasadorja e organizatës ndërkombëtare “Global Partnership for Education”, Rihanna është duke bërë fushatë aktive në mbarë botën, për të mbështetur arsimimin e barabartë të fëmijëve në mbarë botën.

Në kuadër të kësaj fushate që promovon arsimin gjithëpërfshirës, Rihanna ka vizituar edhe Francën, ku është takuar me presidentin Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte.
Në këtë takim ata diskutuan për mënyrat e përkrahjes së arsimit të fëmijë në mbarë botën, me theks të veçantë ata diskutuan për arsimimin e vajzave.

Rihanna, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, falënderoi presidentin francez dhe gruan e tij, për këtë takim. “Ju faleminderit shumë Zoti President dhe Zonja e Parë për këtë takim të mrekullueshëm dhe për pasionin që treguat për mbështetjen të arsimit global dhe edukimit të vajzave”./GazetaDirekt.com