SHPËRNDAJE

Rita Ora, është njëra nga këngëtaret më të dashura për pulikun anë e mbanë botës.

Jemi mësuar  tashmë me ndryshimet e herëpashershme në look të Rita Orës dhe për diçka jemi dakord të gjithë i shkon çdo gjë.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku duket shumë sensuale si gjithmonë. Por, përveç kësaj bie në sy fakti se ka prerë flokët dhe u ka dhënë një nuancë më të errët.

Kaq ka mjaftuar që fansat ta vërshonin në komente, duke i thënë fjalët më të bukura të mundshme.

 

Karriera e saj po ecën shumë mirë me suksese të shumta. Disa ditë më parë u raportua se shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë.

The Sun shkruan se vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë on top, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.