SHPËRNDAJE

Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë. Kjo pasi vendin e tij në “fron” e ka zënë Jeff Bezos, drejtuesi i dyqanit më të madh online, “Amazon”.

Në renditjen e fundit të revistës “Forbes”, Bezos klasifikohet si njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë.

Aksionet e Amazon.com u rritën me 1.8% mëngjesin e kësaj të enjteje në Nju Jork, duke e çuar pasurinë personale të Bezos në afro 91 miliardë dollarë.

Pas shumë vitesh në majën e miliarderëve, Bill Gates tashme duhet të kënaqet me vendin e dytë./GazetaDirekt.com