SHPËRNDAJE

Këngëtarja Samanta Karavella ka paralajmëruar projektin e saj më të ri të cilin pritet ta lansojë këto ditë.

Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje nga kënga e re, përveç titullit të kënges që do të jetë ‘Zemra jem’, shkruan lajmi.net.

Lajmin rreth projektit të ri e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram, duke shkëputur një imazh nga xhirimet e klipit.

Kënga e fundit e Samantës është “Bashk” të cilën e solli në bashkëpunim me 2Ton dhe është publikuar katër muaj më parë, duke marrë afro 11 milionë klikime.