SHPËRNDAJE

Fero dhe Arbenita janë një nga çiftet më të komentuara dhe të dashura nga publiku.

Ata duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe nuk ngurojnë ti shprehin ndjenjat dhe publikisht.

Fshirja e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale dhe më pas mbyllja e llogarisë së Arbenitës u bë shkas që në ditët e fundit mediat të aludojnë mbi një ndarje të mundshme të çiftit.

Mirëpo siç duket s’ka patur asgjë të vërtetë këtu dhe ata janë më të dashuruar se kurrë. Çifti në fjalë kanë rindjekur njëri-tjetrin në Instagram, por edhe kanë nisur ripostimet.

Reperi ka publikuar një video ku shfaqet duke udhëtuar me balonë, ndërkohë që puthen. Të njejtën video e ka shpërndarë edhe Arbenita në instastoryn e saj.

be_ktt.png