SHPËRNDAJE

Në një format të ri, edhe këtë vit do të zhvillohet Miss & Mister vogëlushi,i cili në këtë vit është edicioni i katërt me radhë. Surpriza do të ketë të pafundme, por ajo e cila e veçon këtë herë është ndarja në disa kategori.

Do të ketë një kategori nga komuniteti romë, si dhe një kategori tjetër nga fëmijët me aftësi ndyshe.

Shpresa Drasati dhe regjisori i njohur shqiptar Bruno Shllaku, sjellin këtë eveniment, i cili do të lë kujtime të paharrueshme.

Gjatë zhivllimit të ngjarjes do të ketë të ftuar special, nga fusha të ndryshme dhe me eksperienca të ndryshme. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të shpalosur talentin, si dhe për të vënë në pah bukurin çdo fëmijë konkurues. Spektatorit do t’i servohet një ngjarje e paharruar.