SHPËRNDAJE

Selina Prelaj, është një zë që ka spikatur që në fëmijëri, ku ka nisur aktivitet muzikore dhe nuk është ndaluar për asnjë moment. Duke bërë një retrospektivë në karrierën e saj gjejmë material të bollshëm dhe goxha të plotë. Selina, në 2007 ka marrë pjesë në “Zërat e rinj” në RTSH kur ishte vetëm 12 vjeçe dhe fitoi çmimin e dytë, në 2009 në shoën “ Ti vlen” në Top Chanel ku arriti deri në gjysmëfinale, në 2011 finalistenë “Promozone” në TV KLAN, në 2012 në Festivalin e fundvitit në RTSH, për të vazhduar më tej në 2013 në “The Voice of Albania” Top Chanel ku edhe u kualifikua. QË nga 2015 e deri në këto momente, Selina interpreton live çdo mbrëmje bashkë me bandën e saj muzikore, në një nga ambjentet më të njohura në Shëngjin. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe pjesëmarrjen e saj në 2016 në këngën magjike me një këngë ritmike me titull “MË harro” ku pati njëi mpakt të këndshëm tek publiku. Ka publikur edhe një këngë të zhanrit turbo-folk me titull “Nuse për interes” një realizimi i plotë i TV Blue Sky. Selina aktualisht vazhdon studimet e masterit për Juridik dhe prej afro një viti punon edhe si juriste pranë një firme private. Një këngëtare jurist që kërkon suksesin jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe jashtë tyre. Suksese Selina!