SHPËRNDAJE

Mundësia e realizimit të filmit “Sex and the city 3”, ende e largët, bëhet akoma më e largët. Aktori Chris Noth që interpreton Mr. Big foli për personazhin në “UsWeekly” dhe bëri të ditur se nuk ka asnjë qëllim që të rikthehet.

“Besoj se kemi treguar gjithçka. Mendoj se nuk ka asgjë për të shtuar. Dua të tregoj histori të tjera. E pranoj sulmin e fansave, nuk e kuptoj, por e pranoj. Në fund nuk është mashkulli i suksesshëm që mendonin.

Kërcenin së bashku. Më pas zhdukeshin për pak kohë dhe ajo kishte marrëdhënie të tjera dhe ai u martua me një tjetër”./GazetaDirekt.com