SHPËRNDAJE

Moderatori Ermal Mamaqi duket se i ka hyrë seriozisht industrisë së filmit, pas suksesit të “Dy gishtë mjalt” Mamaqi ka filluar xhirimet e filmit të ri.

Por, për veç faktit që filmi do të jetë komedi, moderatori nuk ka zbuluar detaje të tjera.

Nëse Elvana Gjata do të ishte apo jo pjesë dhe në filmin e dytë nuk ishte konfirmuar nga Mamaqi, por burime ekskluzive pranë Blitz.al kanë zbuluar se Gjata nuk do të jetë më aktore kryesore, pasi vendin e asaj do e zërë një tjetër mike e Mamaqit, këngëtarja Enca Haxhia.

Moderatori këtë përfshirje të Encës në film, e parapriu me një sekuencë të shkurtër filmike kur këngëtarja ishte e ftuar në emisioni “Xing me Ermalin”, për të promovuar këngën e saj në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Mospërfshirja e Elvanës në këtë projekt, mos po paralajmëron ndonjë krisje të miqësis me Elvanës dhe Ermalit?