SHPËRNDAJE

Artisti Sadi Ukaj feston sot ditëlindjen, ndërsa ka shumë festë edhe lumturi për këngën e tij më të re. Projekti i tij i bukur kushtuar nënës që mban titullin “Nana jem” ka marrë mijëra e mijëra klikime. Ndërkohë Sadi jep dhe këtë lajm në facebookun e tij: “Kënga ime e re në iTunes dhe Spotify, shpresoj që të gjithë të tregoni pak dashuri dhe mbështetje. Faleminderit të gjithëve dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”. Ja sa arsye ka ai për ta festuar bashkë me ditëlindjen e tij dhe suksesin e këngës duke falenderuar pa fund ata që e urojnë dhe që e dëgjojnë këngën e tij të re. Ia vlen ta dëgjoni këtë këngë të bukur nga Sadi Ukaj.