SHPËRNDAJE

Keni dëgjuar ndonjëherë për fëmijët që e kanë qejf fashion-in? Të jesh minimodel e minibloger tashmë është bërë jo vetëm trend por edhe një mënyrë për t’i aktivizuar fëmijët në një fushë të bukur si te pozuar dhe fotoshooting.
Mesa duket ata janë të lindur për t’u bërë pjesë e modës. Ai është vetëm 2 vjeç e gjysmë po ka hedhur shtat sikur të ishte 4. Elensio vogëlushi i ëmbël që duket se është i fiksuar pas veshjeve të shtrenjta dhe fotove, po bën namin në rrjetet sociale. Poza dhe veshje plot ngjyra sikur të ishte i rritur. I vogli shqiptar, që jeton në Angli di të flasë gjuhën angleze, si dhe të numërojë shpejt. Nëse do t’i hidhnit një sy Instagramit të tij do të mrekulloheshint me stilin, klasin dhe mënyrën e veçantë se si prindërit kanë dashur ta prezantojnë bukuroshin e tyre. Elensio, duket se ka pushtuar rrjetet sociale virtuale dhe jo vetëm por kudo ku kanë shkruar për modën e fëmijëve nëpër botë. Elensio ka bërë xhiron e botës me fotot dhe videot e tij ku njëra që duhet se ka qenë më e pëlqyera është bërë virale e shpërndarë në sa e sa ndjekës të modës dhe së bukurës, video të cilën ne po e publikojmë për kënaqësinë tuaj bashkë me disa nga fotot e panumërta të tij. Elensio, na surprizo më tej!

https://www.instagram.com/p/B1mHaugB-gF/?igshid=9cc2uao57zmi