SHPËRNDAJE

Skerdi është infektuar me koronavirus.

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet publikimit të një Instastory.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, ka shkruar ai.