SHPËRNDAJE

“Vip Albania” që mban të drejtën e organizimit, ka zbuluar edhe se cilët do të jenë të ftuarit specialë që do të performojnë në një show që pritet të arrijë rekorde shikueshmërie në natën e transmetimit LIVE KohaVizion në Vizion Plus.

“Miss Univers Kosova 2018” ka qenë ngjarja më e komentuar gjatë këtyre ditëve në Kosovë.

Kush janë pjesëmarrëset, kush e përbën jurinë dhe çfarë do ta karakterizojë këtë ngjarje, ishin disa prej pyetjeve për të cilat audienca ishte kurioze.

Sabri Fejzullahu, Genta Ismaili, NRG band janë yjet që do të shoqërojnë këtë mbrëmje për të mos u humbur.

 

Ajo çfarë tashmë është bërë e ditur është se i ftuar special nga producenti i Miss Universe Albania & Kosova Eduart Deda, është producenti i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Walso. Ai do të jetë pjesë e jurisë së kësaj gare dhe bashkë me anëtarët e tjerë të jurisë ,Diana Avdiu, Lindita Idrizi,Veton Osmani,Skerdi Faria,Inger Skura dhe Besnik Qaka do të bëjnë vlerësimin e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Univers Kosova 2018”.

Këtë e ka bërë të ditur për emisionin Express në KTV, Labinot Gashi, njëri nga organizatorët e kësaj garë.

“Për herë të parë po e bëjë publike që pjesë e jurisë do të jetë edhe producenti nga SHBA-të, Edward Walson. Ai do të mbërrijë nesër në Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash Gashi.

Pjesë e “Miss Universe Kosova 2018” janë gjithsej 17 vajza të cilat garojnë me njëra tjetrën për kurorën e më të bukurës. Vajza fituese do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin më të madh të bukurisë në botë “Miss Universe”.