SHPËRNDAJE

Sukseset e saj nuk po kanë të ndalur.

Revista gjermane ‘Life’ e ka përzgjedhur Taynën për ballinën e muajit tetor, shkruan GazetaDirekt.

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është përzgjedhur nga revista gjermane ‘Life’ për ballinën e muajit tetor.

Ajo është artistja e parë shqiptare e cila shfaqet në ballinën e kësaj reviste.

‘Life’ në llogarinë zyrtare në Instagram ka shkruar. “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane”.

Ishte edhe Tayna ajo e cila e ka publikuar më pas foton në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se ajo karrierën muzikore e nisi fuqishëm dhe po vazhdon tani që të njihet edhe jashtë vendeve shqipfolëse.

 

View this post on Instagram

 

@life_magazin_germany

A post shared by Tayna (@tayna) on