SHPËRNDAJE

Është ajo e cila kohën e fundit është bërë lajm i çdo portali, me siguri edhe po të mos ia përmendim emrin fare do ta dinit se për kë bëhet fjalë

Altuna Sejdi – Tuna, këngëtarja jonë e dashur e cila ditë më parë u bë nënë duke sjell në jetë një djalë të shëndetshëm, e të cilin e pagëzoi Tian.

Tuna ka zgjedh një tjetër metodë për të qenë sa më pranë fansave të saj, duke iu ofruar atyre pothuajse çdo lëvizje që bën me bashkëshortin Patris Berishën dhe me të voglin e tyre Tianin.

Treshja në fjalë po vizitojnë shumë vende, po dalin sikur të ishte Tiani një djalë më i rritur në moshë. Madje prindërit e tij nuk po ngurojnë të hedhin foto të tij nëpër profilet e tyre në instagram e facebook.

Vetëm gjatë ditës së sotme, nga mediet online u përcoll shumë familja në fjalë. Po, e pranojmë është një familje e re dhe shumë moderne, madje prindërit e Tianit janë pa komplekse dhe pa frikëra se mos po ua kap “syri i keq” djalin.

Pse mos ta bëjnë publike çdo detaj të lumturisë së tyre familjare?

Fundja nuk i kanë borxh askujt. Ndërsa krejt në fund e shohim Tunën me Tianin në një foto që ajo e ka hedh në instagram, ku shihen përballë një pikture murale, këtë foto përrallore me shumë gjasa ua ka bërë babai i Tianit, Patrisi.  Se ngjason jeta e tyre sikur nëpër përralla të mira, mund ta vëreni edhe te këto foto, tani./Kosovarja/