SHPËRNDAJE

Këngëtari nga Tirana, Vani Gjuzi, duket se po po merr frytet e punës së tij shumëvjeçare në muzikë. Në një hark kohor relativisht të gjatë, Vani punoi për të bërë emër në botën e muzikës dhe tashmë emri i tij po punon për të. I njohur për zërin e tij karakteristik për këngët e vjetra tiranse, por edhe për duetet me një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, Amarda Arkaxhiu, ai nuk është mjaftuar me aq por ka lançuar disa projekte muzikore me muzikë moderne, ku spikat edhe klipi i tij më i ri “Kadal kadal” me muzikë të Anxhelo Kocit, tekst të Sergi Dishës dhe aranzhime të Xhulio & Alandi dhe me klip të “Max Production”, Vani vjen me një këngë plot ritëm dhe performancë. Në vijim keni edhe këngën e tij të re. Vani suksese!