SHPËRNDAJE

Sukseset e tij nuk po kanë të ndalur.

Këngëtari dhe së fundmi sportisti shumë i suksesshëm, Vigan Shehu ka nënshkruar një kontratë të re, shkruan GazetaDirekt.

Fjala është për kontratën me brendin amerikan ‘Gorilla Wear’, duke u bërë kështu Ambasador i brendit këtu në Kosovë.

“Sot u realizua nënshkrimi i kontratës si Ambasadori i përzgjedhur i brendit amerikan Gorilla Wear. Për çdo blerje në dyqanin @gorilla mund të përfitoni zbritje -10% duke përdorur kodin Vigani10” ka thënë Vigani.

Kujtojmë që së fundi Vigani ka bërë një transformim të madh në trupin e tij, e për këtë mund ai u shpërblye edhe me çmimin Kampion në Bodybuilding.