SHPËRNDAJE

Michelle Rodriguez, ndezi goxha debate me deklaratën e saj, duke akuzuar përfaqësuesit e “Fast & Furious”, për seksizëm ndaj personazheve femra të filmit. Fjalët e aktores shkaktuan jo pak polemika dhe pati kritika nga fansat.

Nuk ndenjën pa reaguar Vin Diesel dhe regjisori F. Gary Gray. Ky i fundit u shpreh: “Unë jam i ri në këtë film, por besoj se në “Fast & Furious 8” femrat kanë një rol goxha të madh, filmi është plot me gra të forta, mjaft të përmendësh që një prej tyre është Charlize Theron. Nuk mund të anashkalohet edhe Helen Mirren, edhe pse ka një rol të vogël. Nuk mund të të ndryshoj mendim Michelle, por flas sidomos për filmin e fundit, që kasti përmban personazhe femra me karakter shumë të fortë”.

Reagimi i Vin Diesel ishte ndaj një postimi të Rodriguez në “Instagram”, një video ku kërkon të sqarojë fjalët e saj. Lidhur me aktorin, Michelle Rodriguez shprehet: “Vin, për shumë vite ke qenë mbështetësi më i madh i femrave. E kam vlerësuar gjithnjë këtë fakt. Dua vetëm që të dish se deklarata ime nuk ka lidhje me ty”. Ylli i “Fast & Furious” iu përgjigj: “Sigurisht që nuk ka lidhje me mua. Jam krenar për sagën tonë, por gjithnjë ka vend për përmirësime. Sfida është ta bësh gjithnjë e më shumë ekzaltuese.

Ky është motivi që ka arritur nivelin ku është sot, ka fansat më të mirë në historinë e filmit dhe ne do t’u jemi gjithmonë mirënjohës”.ka thënë aktori./GazetaDirekt.com