SHPËRNDAJE

“Ju përshëndes me këngën time më të re ‘Moj Shkodrane’. Dhe pse në kohë të vështira ka bukurinë e vet. Zoti na ndimoftë në këto ditë të vështira…”. Ky është statusi i artistit Prek Vukaj teksa na prezanton me këngën e tij më të re me titull ” Moj Shkodrane”, një projekt i bukur ky që ia vlen ta dëgjoni me orkestrim nga Burim Krasniqi e teskt nga Lulash Ara. Artisti i cili me origjinë është nga Tropoja por jeton tash e 18 vjet me familjen në Suedi ka deri më sot 2 albume me 20 këngë ndërsa ka gati të realizuara edhe 5 albume me mjeshtrin Burim Krasniqi që pritet të publikohen më vonë, ndërsa ai bashkëpunon që në fillim me Besnik Palnikaj ku ky i realizon edhe videoklipet. Artisti ka 30 vite në muzikën shqiptare dhe është mjaft i kërkuar kudo.