SHPËRNDAJE

“Your Song”, kënga e fundit e Rita Orës, një muaj pas publikimit, po vazhdon të shënojë suksese. Këtë javë “Your Song” gjendet në mesin e top pesë këngëve më të popullarizuara në Britaninë e Madhe, duke zënë pozitën e katërt.

Rita Ora i është gëzuar këtij suksesi, të cilin e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka postuar disa fotografi të shkëputura nga lista zyrtare e këngëve më të dëgjuara në Britaninë e Madhe, ku “Your Song” zë vendin e katërt. “Jam rikthyer në Top 5 UK!!! E Mahnitshme, nuk po mund të besoj! Ju dua!!!”./GazetaDirekt.com