SHPËRNDAJE

Së fundmi mësohet se këngëtarja me origjinë nga Kosova ka nisur një lidhje të re. Rita Ora kohët e fundit është në lidhje me Tyrone Wood, djalin e rokerit të njohur Ronnie, të grupit të famshëm “Rolling Stones”. Sipas “The Sun”, ylli i muzikës pop për muaj me radhë është takuar fshehurazi me Tyrone, ndërsa kohët e fundit flitet se lidhja është bërë më serioze. Kjo është lidhja e parë e Orës që pas ndarjes me djalin e Tommy Hilfiger, Ricky Hill në korrik të vitit 2015.

“Rita dhe Tyrone u takuan vitin e kaluar, por vetëm kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ka marrë tjetër nivel”, u shpreh një burim i afërt./GazetaDirekt.com