SHPËRNDAJE

Pedra Que Egnole është atraksion turistik në Brazil i cili po bëhet për turistët gjithnjë e më tërheqës.

“Guri i cili përpinë”, siç e quajnë këtë atraksion, është 270 km në jug të Rio de Zhaneiros dhe paraqet një ujëvarë të vogël mbi lumin në Trinidad që kufizohet me një gur të madh, transmeton gazetametro.net.

Sfidë për turistë paraqet kërcimi në ujë të shpejtë në mes të dy gurëve duke lejuar që t’i “përpinë” uji derisa nuk dalin në një shpellë të errtë, ashtu që ata të cilët i shikojnë vërtet duket se ata janë zhdukur gjegjësisht të “përpirë”.

Turistët bukvalisht zhduken në kalimin e vogël gati të pavërejtur nëpër të cilin shkon uji.

Më pas uji i qet nga shpella në lum, ndërsa për kthim në vend të njëjtë nevojiten rreth njëzet minuta, nëse dëshironi që ta përsëritni këtë eksperiencë të pazakontë.

Ky atraksion nuk i rekomandohet njerëzve klaustrofobikë. Të gjithë ata të cilët e kanë provuar që të “përpihen” i këshillojnë turistët tjerë të cilët gjenden në Brazil të provojnë këtë atraksion.

“Aq më ka pëlqyer saqë kam shkuar tri herë”, ka shkruar një person duke e vlerësuar Pedra Que Egnole në TripAdvisor.

“Ndjenjë e pa përshkruar, vetëm se duhet të notoni nën shkëmbin e madh derisa nuk arrini në vend të hapur”, ka shtuar një person tjetër.