SHPËRNDAJE

Ikën nga shiu, bie në breshër. Pak a shumë kjo i ndodhi një 20-vjeçari në SHBA, teksa tentoi t´i shpëtonte ndjekjes së policisë duke u futur në det, pa e ditur se do të përballej me një peshkaqen 1.5 metra të gjatë.

Policia e Karolinës së Veriut bëri të ditur se Zahariya Kingsburit iu gjet një sasi lënde narkotike në makinë, por ai arriti t´i shpëtojë arrestimit duke vrapuar drejt detit. Dhe kur mendoi se shpëtoi, 20-vjeçari u përball me një peshkaqen, që ndodhej rreth 20 metra nga vendi ku u zhyt ai. Gjithsesi pas disa orë kërkimi, policia arriti ta gjente dhe arrestonte Kingsburin disa kilometra nga vendi ku ishte futur në ujë.

Nga kamerat e sigurisë shihet se ai nuk ka pësuar dëmtime nga peshkaqeni, por i duhet të përballet me akuzat për rezistencë ndaj policisë, posedim të metadonit, marihuanës dhe pajisjeve për drogë.