SHPËRNDAJE

Modelja ruse Ekaterina Lisina ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si modelja me këmbët më të gjata në botë dhe si modelja profesionale më e gjatë në botë me 2 metra gjatësi.

32 vjeçarja ka gjatësi të këmbëve prej 132 centimetrash. Ajo thotë se gjatë kohës sa ishte e re, shpesh ngacmohej nga shokët e shkollës për gjatësinë e saj. Kjo e bëri atë që të merrej pikërisht me një profesion që më së shumti vë në pah gjatësinë e saj, modelimin, me qëllim që të tregojë se njeriu duhet të ketë vetëbesim dhe të besojë në atë që dëshiron të arrijë.

Ajo është e suksesshme edhe në basketboll. Lisina ishte pjesë e ekipit të femrave në Lojërat Olimpike të Pekinit më 2008, ku fitoi medalje të bronztë. Për ta vazhduar karrierën si modele, i është dashur që ta linte basketbollin.

Edhe paraardhësja e saj në këtë rekord ishte gjithashtu ruse. Svetlana Pankratova kishte këmbë të gjata, por jo sa të Lisinas.