SHPËRNDAJE

Mijëra adhurues ia mësynë drejt Austin, Teksas të dielën për të dëshmuar Kampionatin botëror të mjekrës dhe mustaqeve 2017.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fituesit u përzgjodhën nga një varg kategorish, duke përfshirë mustaqet, mjekrat e pjesshme dhe të plota.

Më i mirë në këtë spektakël është zgjedhur Jason Kiley në natën e së dielës për stilin e “qimeve të fytyrës”.

MJ Johnson mori vendin e parë në kategorinë e mjekrës, ndërsa Norbert Topf u kurorëzua si fitues i kategorisë së “mjekrës së pjesshme”.

Ndërkaq Michael Wollin fitoi çmimin në një kategorinë e mjekrës së plotë, me mjekrën e tij 60cm.

Çfarë ra në sy gjithashtu gjatë këtij spektakli ishte fakti se njëri nga djemve, me stilin e tij, dukej si një qen.