SHPËRNDAJE

Një 34 vjeçar nga shteti i Singaporit ka thyer një rekord të çuditshëm. Në Pragë të Çekisë, ai ka fjetur ose është puthuer me 57 gra të ndryshme brenda 24 orësh, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm, që dikush e kishte vënë më parë duke fjetur me 55 gra.

Mediat çeke nuk dhanë emër për të, por thanë se personi në fjalë është trajnuar për muaj me radhë para se ta thyente këtë rekord.

“Unë gjithnjë kam qenë i varur nga seksi, dhe kur mora vesh për këtë garë, nuk hezitova ta provoja. Të trajnohesh për këtë garë është madje edhe më vështirë se për sportistët që garojnë në nivele profesionale”, citohet të ketë thënë aziatiku nga Singapori.

Sipas rregullave, gjatë kohës sa personi ‘garon’ duke kryer marrëdhënie me gra të ndryshme, zyrtarët e garës shikojnë çdo moment nga afër për t’u siguruar se nuk ka keqpërdorime. Ende nuk është bërë e ditur çfarë shpërblimi ka marrë ai për këtë rekord.