SHPËRNDAJE

Disa persona kanë aftësi të jashtëzakonshme. Fuqia e tyre është shumë e dukshme dhe e krahasueshme me të tjerët kur arrijnë fare lehtë të tërheqin vetura e makina të ndryshme.

I tillë është edhe Bujar Muli nga Vushtria i cili ka një forcë të jashtëzakonshme. Ai tërheqë vetura, traktorë e kamionë në lëvizje, çka për shumë persona është e pamundur, shkruan Gazeta Metro

Në shumë video të publikuar në Youtube ndër vite të tij, shihet duke tërhequr vetura si Golf 2,  1.9 dhe një Pasat’ 1.9, traktorë, që për shikuesit rreth tij është një spektakël, por si është në të vërtetë e di vetëm Bujari.

Për të parë aftësinë e tij dhe forcën që ka ndiqni videot më poshtë:

Ai është shpallur kampion i Kosovës dhe Shqipërisë në peshëngritje. Mulit i mjaftoi ngritja e 220 kilogramëve që të shpallet më i miri në kategorinë e rëndë./gazetametro.net