SHPËRNDAJE

Video i cili u paraqit në internet paraqet nusen më të trishtuar ndonjëherë, ndërsa tregimin për të kanë transmetuar mediet botërore.

Marjona Hudoidodova (22) nga Taxhikistani u martua me mësuesin e historisë një vit më të vjetër Saidsho Asrorov, ndërsa martesën e kanë kontraktuar prindërit e saj me urdhrin e kryetarit të Taxhikistanit Rahmon.

Mirëpo, në incizim shihet se si dhëndëri është shumë i kënaqur me kurorëzim, ndërsa Marjona 22 vjeçe gjatë gjithë ceremonisë nuk ka buzëqeshur, transmeton gazetametro.net.

Në Taxhikistanin mysliman martesat e kontraktuara janë të përditshme, edhe pse janë të rralla kur kryetari urdhëron.

Gjatë ceremonisë Marjona ka shmangur kontaktin me burrin e saj të ri.

“Prindërit e mijë kanë pranuar që të martohem për këtë njeri me kusht që të më lejohet që të vazhdojë të punojë si motër medicinale në spital. Dhëndri im u pajtua që unë të vazhdoj të punoj” ka thënë Marjona.

Nëna e saj ka dhënë se Saidsho është personi i parë i cili ka pranuar që të lejojë që ajo të vazhdojë të punojë”